DYLON

Pjesëtari i FSK-së, rrëmben vendin e parë në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci

Pjesëtari i FSK-së, rrëmben vendin e parë në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.

Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 Qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë ( FSK ) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

EkoHigjiena

Me përkushtimin, angazhimin dhe përformancen e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021.

Edhe pse gara ka qenë sfide mjaft e rëndë me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër FSK-së ushtar Endrita Brahimi. Pjesëmarrësit e kaluan së bashku në disa vështirësi , ku pjesë e saj ishte edhe përshkuar rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina Ushtarake.

Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.