DYLON

Pjesëtarët e njësive të Komandës së Forcave Tokësore realizojnë trajnimin ”Simboli i Ujkut“

Pjesëtarët e njësive të Komandës së Forcave Tokësore realizojnë trajnimin ”Simboli i Ujkut“
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se në trajnimin tre javor, pjesëtarët e njësive të Komandës së Forcave Tokësore kanë realizuar trajnimin ”Simboli i Ujkut“.

Ata kanë demonstruar shkathtësitë e tyre taktike dhe të mbijetesës përmes testimeve fizike, ligjëratave, aktiviteteve sulmuese, repelimit sfidues, reagimit ndaj kontaktit , kalimit të pengesave ujore në ujin e akullt dhe operacionin final 72 orësh dhe 110 km marshim në këmbë me 30 kg pajisje ushtarake.

“Simboli i Ujkut“ është njëri ndër trajnimet më të avancuara dhe sfiduesi për pjesëtarët e FSK-së ku kërkohet operim ekip me mbështetje dhe motivim të njëri tjetrit për të arritur përfundim të suksesshëm të trajnimit.

EkoHigjiena

VIDEO

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.