DYLON

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen si të reagojnë në fushëbetejë

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen si të reagojnë në fushëbetejë
Avatar photo Redaksia

Një nder objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat.

Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktoreve Amerikan mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.

EkoHigjiena

Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.