DYLON

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit të gjakut

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit të gjakut
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Këtij aktiviteti të dhurimit të gjakut i ‘u kanë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Forcës, përfshirë komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili ka dhuruar gjak në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës, tashmë tradicionalisht i përgjigjet kërkesës së Transfuzionit të gjakut për të plotësuar nevojat e mëdha që ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë.

Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe gjatë muajit qershor nëpër të gjitha kazermat e FSK-së, në mënyrë që të ofrohet një përkrahje sa me e madhe për ata që kanë nevojë, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.