Pjesëtarët e FSK-së demonstrojnë kapacitetet ushtarake në “Defender Europe 25” në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut
Kontingjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke operuar në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25” krahas shteteve partnere në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.
Në Kroaci pjesë e ushtrimit është Togu Xhenier Luftarak i cili i është bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate dhe elemente të Inteligjencës, në Shqipëri FSK operon me kapacitete luftarake të togut të mortajave krahas vendeve partnere ndërsa në Maqedoni të Veriut është i angazhuar Togu i Mortajave, mbështetjes si dhe Policia Ushtarake.
Kontingjentet e FSK-së janë duke zhvilluar operacione të mobilitetit të cilat dëshmojnë nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në përmbushjen e detyrave dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pjesëmarrja e FSK-së në “Defender Europe 25” mundëson testimin e kapaciteteve dhe ndërveprueshmerinë me partnerët ndërkombëtarë, njëherit tregon përkushtimin ndaj standardeve të NATO-s dhe angazhimin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. /2LONLINE/
