DYLON

Pjesëtarët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën e ”Luftëtarit më të mirë” në Ajova të SHBA-së

Pjesëtarët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën e ”Luftëtarit më të mirë” në Ajova të SHBA-së
Avatar photo Redaksia

Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga data 12-14 Mars 2021 në Campin Dodge të Gardës Kombëtare të Ajovës është mbajtur Gara e Luftëtarit më të Mirë, ku në këtë garë pjesëmarrës nga FSK-ja ishin dy nënoficerë dhe një udhëheqës i garuesve.

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës.

EkoHigjiena

Nënoficerët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm të lartë në këtë ngjarje, duke siguruar kështu vendin e dytë në dy disiplina ,”ushtarin më të mirë” dhe ,”nënoficerin më të mirë”.

Rreshter Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe Tetar Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë . /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.