DYLON

Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Republikën e Shqipërisë

Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Republikën e Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman, Vlorë.

Trajnimi kishte për qëllim rifreskimin dhe avancimin e njohurive profesionale në zhytje, me fokus në teknikat moderne të zhytjes, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes, kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin buddy, si dhe zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrim praktik.

EkoHigjiena

Përmes këtij programi, pjesëtarët e FSK-së kanë forcuar kapacitetet profesionale për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.