Forca e Sigurisë së Kosovës sot mbanë ceremoninë e certifikimit të pjesëtarëve të Task Forcës së Kërkim Shpëtimit pas përfundimit të ndjekjes së trajnimit për “Kërkim dhe Shpëtim”. Certifikimi do të bëhet në mesditë në kazermën “Evropianët e Rinj”, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Bardhin e Vogël, afër Sllatinës.
Ky trajnim ka zgjatur 4 mujor dhe është mbajtur nga instruktorët amerikan.
Në ceremoninë e diplomimit të pranishëm do të jenë: Ministri për ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK-së), Agim Çeku, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së)gjenerallejtënant, Kadri Kastrati, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i BMO-së, kolonel Ilaz Dërguti, komandanti i RMC-së, kolonel Shaip Haziri, ambasadorja e Amerikës në Kosovë Tracy Ann Jacobson, oficer dhe pjesëtar të tjerë të FSK-së.