Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të FSK-së dhe ushtrisë turke, është realizuar trajnimi në Regjimentin e tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore me objektiv ngritjen e kapaciteteve luftarake të pjesëtarëve të FSK-së.
Ekipet Trajnuese Turke kanë realizuar trajnimin 10 javorë me qëllim ngritjen e mëtejme profesionale të pjesëtarëve të R3K, për planifikim, përgatitje dhe ekzekutim të Operacioneve sulmuese, mbrojtëse dhe operacioneve urbane.
Në ceremoninë përmbyllëse të certifikimit të pranishëm ishin zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore Kolonel Hysen Dreshaj, kryetari i këshillit Turk në Kosovë Koloneli Fatih Cansiz, këshilltari i komandantit të FSK-së Kolonel Sevilay Çatin Çamur.
Koloneli Cansiz dhe kolonel Dreshaj vlerësuan lart punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të R3K, si dhe angazhimin dhe ndihmën e pakursyer që po japin ekipet mobile turke në ngritjen dhe avancimin e kuadrove luftarake të FSK-së. /2LONLINE/