Për pjesën më të madhe të njerëzve të qenurit i pastër ka të bëj me largimin e papastërtive sipërfaqësore. Edhe mendimi se ju gjatë tërë ditës ndjeheni të freskët dhe mbani aromë të mirë, kjo nuk do të thotë se ju keni higjienë të mirë. Ta mbash vetën të pastër në tërësi ka shumë më shumë se sa të mbash aromë të mirë.
Ja zonat të cilat më se shumti i shpërfillim gjatë pastrimit dhe si mund ti mbajmë të pastërta.
Kërthiza
Nëse ju e pastroni rrallë kërthizën tuja, nuk jeni i vetmi që veproni kështu, sepse kjo është pjesë e cila më se shumti neglizhohet gjatë pastrimit. Nuk është e nevojshme të pastrohet çdo ditë, mjafton ta pastroni një herë në javë. Merreni një pastruese për vesh, zhyteni pjesën e pambukut në alkool ose sapun dhe me delikatesë pastrojeni kërthizën.
Pjesa në mes të gishtërinjve të këmbëve
Ju sigurisht që kujdeseni për këmbët tuaja, por mund të jetë pjesa në mes të gishtërinjve ajo të cilën po e neglizhoni për një kohë të gjatë. Sigurohuni që sa herë që bëni dush ta pastroni edhe këtë pjesë me shampo. Nuk është e nevojshme të përdorni shampo apo produkte speciale për pastrim, mjafton ta fërkoni pjesën me gishtat e dorës tuaj. Po ashtu është praktikë mirë nëse ju çdo herë para se të mbathni këpucët ti pastroni mirë shputat tuaja, kur dihet se hapësira në mes gishtërinjve është vend ku bakteret mund te zhvillohen mjaft lehtë dhe të shkaktojnë aromë të keqe në këpucë dhe këmbët tuaja.
Dhëmbët
Ju sigurisht i pastroni dhëmbët tuaj së paku dy herë në ditë me brushë që rekomandohet nga dentisti. Mbajtja e dhëmbëve pastër në sipërfaqe duke i bërë që të shkëlqejnë nuk është e mjaftueshme. Ju në fakt duhet ti pastroni pas çdo ngrënie në mënyrë që të reduktoni bakteret në gojën tuaj, transmeton Femra.net. Fërko me brushë secilën pjesë të dhëmbëve, përfshirë pjesën e pasme të tyre, madje edhe zonat më të vështira për ti arritur duhet ti fërkoni. Mos harroni të përdorni perin dhe ta vizitoni dentistin me rregull.
Gjuha
Dhëmbët nuk janë pjesa e vetme në gojën tuaj për të cilën ju duhet të kujdeseni. Ju gjithashtu duhet ta pastroni edhe gjuhen tuaj në mënyrë që të largoni bakteret të cilat shkaktojnë frymëmarrje të keqe. Pastrojeni gjuhen tuaj me pastrues për gjuhë ose me pastë, po ashtu mund ta pastroni edhe me furçë për pastrimin e dhëmbëve.
Nuk ka rëndësi sa sa parfum ju përdorni gjatë ditës, sepse këto produkte komerciale nuk mund ta fshehin aromën e trupit tuaj nëse ju nuk pastroheni siç duhet.