DYLON

Pjesëmarrja të jetë e unifikuar për Këshillin Nacional

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Miratimi i Ligjit në vitin 2009, për formimin e Këshillave Kombëtare të minoriteteve që jetojnë në Serbi,në Parlamentin e Serbisë pastaj seanca e parë konstituive u mbajt në Bujanoc më 3 korrik 2010 i përbërë nga 29 anëtarë të vetëm dy subjekteve.

Shkruan: Refik HASANI

EkoHigjiena

Tani janë caktuar edhe rregullat lojës dhe më datën 26 tetor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet e dyta për Këshillin Nacional për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Paralajmërimi se ky Këshill nuk do të numëroj 29 anëtar sa kishte por do të përgjysmohet dhe do të numëroj 15 anëtarë është jashtë çdo logjike .

Prandaj kërkohet që të gjitha subjektet politike të jen unikë , të unifikuar dhe të koordinojnë aktivitetin e së bashku pozitë e opozitë gjithë me një zë të marrin pjesë në këto zgjedhje për këshillin nacionale apo të bojkotojnë .

Në këto momente kërkohet maturi dhe që të unifikojnë qëndrimet duke debatuar duke u konsultuar e jo të ndahen e përçahen sikur për pjesëmarrje në Trupin Koordinues , për zgjedhjet për parlament të Serbisë e interesa vitale .

Funksionimi i këshillit për katër vite nuk dha ndonjë rezultat ku shihet ndonjë përmirësim i të drejtave individuale dhe kolektive për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Sikur që ishin të bashkuar në vitin 2011, sa i përket regjistrimit të popullatës të jetë edhe tani pasi zvogëlimi nga 29 në 15 anëtarë të këshillit është pasoj e atij vendimi të përbashkët .

Duhet të nisen nga një parim vetëm të bashkuar mundë të përfaqësojnë interesat e përgjithshëm pasi shkalla e diskriminimit nuk është u ndalur dhe zbrazja e këtij Rajoni në mënyrë të heshtur është duke ndodhur. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.