Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje
Shkruan: Ana Agushi
Të rinjtë janë forca dhe e ardhmja e një shoqërie. Ata kanë energjinë, dhe dëshirën për të krijuar dhe ndryshuar një shoqëri përmes ideve kreative. Të rinjtë nuk janë vetë e ardhmja e vendit, por në fakt ata janë edhe e tashmja, sepse ndikimi i tyre ndihet çdo ditë në mënyrën se si mendojmë, si zhvillohemi dhesi marrim vendime që prekin jetën tonë të përbashkët çdo ditë.
Kur flitet për pjesëmarrjen e te rinjve në vendimmarrje, shumë njerëz e lidhin këtë me politikën. Në të vërtetë pjesëmarrja e të rinjve është më e gjerë dhe mund të jetë në fusha të tjera që nuk kanë të bëjnë me politikën e që janë po aq të rëndësishme për një shoqëri si arsimi, kultura, mjedisi, teknologjia dhe komuniteti ku jetojnë.
Shembull, në arsim, një nga mënyrat më të që të rinjtë mund të jenë vendimmarrës është përmes organizimit në shkolla, ku mund të jenë pjesë e këshillave të shkollës, ku mund të japin ide për përmirësimin e procesit të mësimdhënies, organizimin e aktivitete kulturore dhe sociale e humanitare. Këto mund të jenë vendime që tregojnë se të rinjtë janë të aftë të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë ndryshime pozitive.
Iniciativat e të rinjve shpesh kanë qenë vendimmarrëse edhe shtysë e fortë organizative në komunitet duke organizuar projekte vullnetare për tu dalë në ndihmë njerëzve në nevojë, organizimin e nismave për përmirësimin dhe pastrimin e hapësirave publike, mbjelljen pemëve, janë disa shembu konkret ku të rinjtë mund të jenë vendimmarrës dhe të dobishëm për shoqërinë.
Të rinjtë në vendimmarrje nuk duhet parë vetëm si pjesë e jetës politike. Ata patjetër që duhet ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë kur ta mbërrijnë moshën. Mirëpo, pjesëmarrja në vendimmarrje duhet të filloj nga familja, shkolla lagjja dhe kështu të shtrihet në çdo fushë ku ka nevojë për ide të reja dhe përkushtim.
Kur të rinjtë angazhohen që të shprehin mendimin e tyre dhe marrin përgjegjësi, ata bëhen qytetarë aktivë që ndikojnë në zhvillimin e komunitetit dhe të vendit.
Shoqëria ka nevojë për energjinë, kreativitetin dhe guximin e tyre, sepse pa pjesëmarrjen dhe përkrahjen e rinisë, nuk mund të ketë të ardhme qëndrueshme asnjë vend. /2LONLINE/
/Ky artikull është shkruar si pjesë e memorandumit të bashkëpunimit me Asociacionin e Gazetarëve te Kosovës/
