DYLON

Pjepri çudibërës!

Avatar photo Redaksia

​Vetitë fitimprurëse të pjeprit jo të gjithë i dinë, e ndërsa shumë të tjerë e përdorin edhe si maskë për fytyrën. Ndonëse është një frut veror, atë nuk mund ta konsumojë kushdo, pasi nuk këshillohet për ata që vuajnë nga diabeti dhe për ata që vuajnë nga gastriti, kjo pasi fetat e tij e acarojnë stomakun.

Pjepri është i pasur me ujë dhe sheqer, i cili është në gjendje të hidratojë organizmin dhe të na furnizojë me energji. Për të gjithë personat të cilët konsumojnë shumë fruta dhe duan të dinëvlerat përkatëse të secilit, duke ngrënë gjysmë pjepri në ditë, mbahet nën kontroll presioni i gjakut.

EkoHigjiena

Sakaq, ky frut bëhet edhe më çudibërës, pasi është i pasur me hekur, fosfor, sodium, kalcium, potas. Vlerat e tij nuk kanë fund, pasi ky frut ndihmon edhe për të mbrojtur sistemin kardiovaskular, si dhe për mbrojtjen e lëkurës.

Për të gjithë personat të cilët kanë probleme nga rrezet e diellit, pasi ju shfaqen njolla, pjepri i pjekur mirë ndihmon fytyrën dhe e mban të hidratuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.