Nga Ismet TAFILI
/2L ONLINE/ – Në fshatin Hogosht , gjatë evidentimit të koleksionuesve privatë takuam edhe Ismet Kastratin i cili na tregoi se ruan një qyp (pitos) të cilin e kishte gjetur babai i tij aty rreth viteve 1965-/70, mbi Hogosht, te vendi i quajtur Kozernik, afër rrugës që të qon për Kikë, deri sa ishte duke lozur me barinj të tjerë të fshatit.
Në fillim e kishin zbuluar grykën, dhe nga kureshtja, pastaj e kishin gropuar vendin, prej ku e kishin nxjerrë pitosin. Ismet Kastrati tregon se në pitos kishte pasur drithë të mykur. Është një potos mjaft i madh. Lartësia e tij është 1.20 m, gjerësia 90 cm., ndërsa perimetri 3.15 m. Gjerësia e grykës (hapjes) 45 cm. , ndërsa perimetri 1.35 m.
Pronari nuk di të na tregojë për vjetërsinë, por duke përdorur analogjinë, me pitosin që e ka në posedim QRTK ne Gjilan, i cili është shumë i ngjashëm, mund të themi se i takon shek. të II para erës sonë. Pasi kështu e kanë datuar arkeologët pitosin e QRTK-së të Gjilanit.
Pitosi është i ruajtur mirë. Një dëmtim shumë të vogël e ka në grykë. /2L ONLINE/