DYLON

PISA 2015-Vlerësim tejet i rëndësishëm për Kosovën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në shkollën e M U “Abaz Ajeti” në Gjilan për nxënësit e moshës 15 vjeçare, u mbajt testimi për procesin e Vlerësimit Ndërkombëtar PISA.

Zyrtari i Ministrisë së Arsimit, gjegjësisht administratori Zejnullah Halili na bënë të ditur se ky test vlerëson sistemin arsimor të Kosovës dhe në bazë të rezultateve shihet pozicioni i Kosovës në raport me vendet e tjera të botës. Në bazë të këtyre rezultateve do të identifikohen përparësitë dhe të metat në sistemin tonë arsimor. Vlerësimi ndërkombëtar PISA ka për qëllim që të shihet gjendja aktuale e një nxënësi të moshës 15 vjeçare, sa është i përgatitur ai si qytetar për t’u përballur me sfidat e jetës, në çka duhet të fokusohet dhe çfarë shkathtësish duhet të ketë që të bëhet një qytetar i suksesshëm.

EkoHigjiena

Rezultatet nga ky vlerësim do të ndikojnë në politikat arsimore. Çka është më e mira ky testim na krahason me shumë vende të botës dhe saktësisht do ta shohim për herë të parë pozicionin e Kosovës në krahasim me vendet e tjera, thotë Kordinatorja Zejenepe Mustafa, e cila ka marrë detyrën dhe përgjegjësinë për ta organizuar këtë testim në shkollën “Abaz Ajeti”, dhe i ka bërë më kohë të gjitha përgatitjet, dhe shprehet e kënaqur me gatishmërinë e nxënësve për t’iu nënshtruar këtij testi vlerësues.

Në këtë testim marrin pjesë 225 shkolla nga e gjithë Kosova, me 5300 nxënës duhet të marrin pjesë. Ndërkohë, testi përgatitet nga PISA dhe pyetjet e përgatitura janë njëlloj për 72vende të botës, që përfshijnë tri fusha: fushën e gjuhës, të matematikës dhe fushën e shkencës.

Ky test nuk është shumë i rëndësishëm për të treguar rezultatin e një nxënësi apo rezultatin e një shkolle, pra ky test vlerëson nivelin e arsimit në Kosovë. Është konfidencial emri i nxënësit, sa pikë i ka marrë edhe i cilës shkollë është, por konsideroj se duhet ta japin maksimumin të gjithë nxënësit, që vërtetë Kosova të dalë mire thonë përgjegjësit e ministrisë së arsimit. Ndërkohë, në vitit 2016 dalin rezultatet dhe shihet pozicioni i Kosovës se ku gjendet në raport me 72 shtete të botës. Organizata ndërkombëtare për vlerësim PISA është një nga vlerësimet më të besueshme botërore, që është themeluar në vitin 200./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.