DYLON

Pirja e duhanit nga të rinjtë shqetësuese!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në Gjilan u mbajt debat në lidhje me pirjen e duhanit nga të rinjtë dhe respektimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike. Debati ka qenë pjesë e projektit “Pirja e Duhanit Vret”, projekt i financuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Departamenti i Rinisë dhe implementohet nga OJQ “Qendra e Aktivizimit të Rinisë”.

Në panel të debatit morri pjesë vetëm Drejtori i Inspeksionit të Komunës së Gjilanit, Selver Xhelili, derisa munguan zyrtarë nga Policia e Kosovës, Gjykata dhe Prokuroria, të cilët nuk erdhën për të marrë pjesë në debat.

EkoHigjiena

Gjatë debatit u prezantua hulumtimi i bërë nga kjo organizatë me të rinjtë e shkollave të mesme dhe qytetarë në Regjionin e Gjilanit, përkatësisht Komunat Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Në hulumtim janë përfshirë mesatarisht 150 pjesëmarrës, prej tyre 62 të intervistuar kane qenë nga qyteti i Gjilanit, 52 nga Qyteti i Vitisë dhe 36 nga Qyteti i Kamenicës, prej të cilëve 92 ishin mashkuj dhe 58 femra, të cilët ishin ndarë në 3 grupmosha, përkatësisht 15-20 vjeçare, 21-26 vjeçare dhe 27-47 vjeçare.

Nga hulumtimi, u bë e ditur që ka rritje të pirjes së duhanit nga të rinjtë e shkollave të mesme në dallim me vitet e kaluara, që është një fakt mjaft shqetësues për shoqërinë tonë. Gjithashtu u bë e ditur që janë disa lokale që nuk e respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike dhe se institucionet përgjegjëse edhe pse mirren me to, nuk e kryejnë punën si duhet me përpikëri.

Në fund të hulumtimit, u rekomandua që institucionet angazhohen në respektimin e ligjit, të bëhet verifikimi i shkelësve të ligjit, të pengohen shitësit ambulant, të vetëdijësohen dhe senzibilizohen qytetarët për zbatim dhe implementim të ligjit, si dhe të bëhet një punë sa më efektive nga ana e institucioneve relevante për shqiptimin e masave ndaj shkelësve të ligjit.

Selver Xhelili, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Gjilanit foli për punën që po e bën drejtoria e tij në zbatimin e ligjit nga ana e kafiterive dhe objekteve të mbyllura, për shqiptimin e dënimeve për shkelësit e ligjit dhe u zotua që drejtoria e tij do të angazhohet edhe më shumë në respektimin e ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit nëpër vende publike. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.