DYLON

Pirja e duhanit ndikon në verbërinë e syve

Avatar photo Redaksia

Të gjithë i dimë disa nga efektet negative që ka pirja e duhanit në trupin tonë, por tani studiuesit e Spitalit Universitar “Orbero” në Suedi i kanë pasuruar efektet negative duke publikuar një studim të ri.

Studiuesit kanë gjetur prova se pirja e duhanit ndikon në verbërinë e syve, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme tek sytë.

EkoHigjiena

Largimi i këtij zakoni mund të ndihmojë në mënjanimin e rrezikut të sëmundes së syve.
Ata sugjerojnë se pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të katarakut (perdes së syrit), duke shkaktuar turbullim të lenteve, gjë e cila çon drejt verbërisë.

Studimi i cili është publikuar në “Jama Opthamology”, kërkoi të dhëna nga një grup meshkujsh suedez dhe analizoj shëndetin e tyre duke përfshirë në këtë studim 44.371 burra të moshës 45 deri 79 vjeç.

Në këtë analizë, grupi identifikoi 5.713 raste me katarakt. Zakoni i pirjes së 15 cigareve në ditë korrespondon me 42 për qind të rritjes së rrezikut që dërgon drejt ektraktimeve të kataraktit.

“Ndërprerja e duhanit mund të zvogëloj rrezikun e kataraktit me kohë, edhe pse rreziku vazhdon më dekada.
Sa më i lartë të jetë intensiteti i pirjes së duhanit, aq më gjatë shkon në rënien e rrezikut. Këto konstatime theksojnë rëndësinë e fazës së hershme të ndërprerjes së duhanit”, ka theksuar, autorja e studimit, Birgitta Ejdervik Lindblad.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.