DYLON

Pira: Kuvendi ka bërë punë të mirë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka mbajtur sot një konferencë për shtyp. Gjatë kësaj konference kryesuesi Pira ka folur për punën e Kuvendit Komunal të Vitisë gjatë vitit 2015, ku ndër tjerash bëri të ditur se të gjitha vendimet që janë marrë nga ky organ janë shpallur të ligjshme nga Departamenti Ligjor i MAPL-së. Ai po ashtu theksoi se për punën e mirë Kuvendi ka pranuar gjatë këtij viti një certifikatë nga Zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan.

Gjatë kësaj konference, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka folur edhe për konferencat dhe mbledhjet të cilat janë organizuar në kuadër të punës së Kuvendit duke i cilësuar punën e këtij mekanizmi si të suksesshëm. “ Me ligjin për vetëqeverisje lokale, Kuvendi Komunal është i obliguar të mbaj së paku 10 seanca të rregullta, mirëpo gjatë këtij viti që po e lëmë pas Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur 12 seanca të rregullta, 4 solemne.

EkoHigjiena

Po ashtu Komitet kanë qenë funksionale , Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur 12 seanca të rregullta dhe Komiteti për Komiteti 6 seanca të rregullta të tyre” u shpreh Pira. Ai tha se në kuadër të gjitha këtyre takimeve është bërë një punë e mirë siç tha ai në avancimin e demokracisë lokale, nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Vitisë.

Kryesuesi Pira njoftoj se gjatë këtij viti janë miratuar 44 vendime, 11 rregullore të cilat i konsideroj si shumë të rëndësishme për funksionimin normal të jetës së qytetarëve të kësaj komune. Ai gjatë kësaj konference falënderoj të gjithë anëtaret e këtij kuvendi pa dallime në subjektet politike për punën dhe kontributin e tyre duke potencuar se një bashkëpunim të mirë ata e kanë edhe me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Gjatë kësaj konference ai ka folur edhe për komitetet jo obligative të cilat janë formuar vitin e shkuar por edhe për punë të tjera të cila lidhën drejtpërdrejtë me Kuvendin Komunal. Më pas ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.