Nisur nga konsumi i lartë i kafes janë bërë disa holumtime për të parë efektet pozitive apo negative që shkakton. Diçka që i qëndrohet fort është se nënat shtatzëna nuk duhet të konsumojnë kafe.
Ndërkohë për personat që duan kaq shumë të konsumojnë kafen ka lajmë të mira. Konsumi i kafes thuhet se ndikon në jetëgjatësinë, por dhe në përmirësimin e shëndetit tuja. Kafja gjithashtu përmirëson sistemin e tretjes.
Instituri Kombëtar i Kancerit në SHBA dhe Universiteti Northwestern kanë përdorur informacione të UK Biobank për të analizuar nivelin e vdekshmërisë në një kampion prej 500.000 personash, duke grupuar persona që konsumojnë kafe dhe ata që nuk janë konsumatorë.
Personat që konsumonin të paktën një kafe në ditë ulnin vdekshmërinë me 6 deri në 14 përqind krahasuar me jokonsumatorët.
Pjesa më interesante e studimit sipas tyre është tek personat që konsumojnë më tepër se 3 ekspresë në ditë prezantuan rezultate më të mira. Personat që konsumojnë më tepër se 400mg kafeinë në ditë kishin avantazhe mjekësore, ulnin rrezikun e vdekjes si dhe përshpejtonin sistemin tretës.
Por, ajo që paralajmërohet ka të bëjë me kujdesin e masës së sheqerit të shtuar apo kremrave shoqëruese të kafeve që konsumoni.