DYLON

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë
Avatar photo Redaksia

Pilotët e FSK-së përfundojnë trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë oficerët, major Afrim Zabeli, kapiten Atdhe Hasani dhe kapiten Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë.

EkoHigjiena

Ky trajnim nuk ishte vetëm një përditësim teknik – ishte një përforcim i mëtutjeshëm i përgjegjësisë që ata bartin çdo ditë mbi supe.

Gjatë trajnimit, pilotët tanë zhvilluan dhe përmirësuan aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të fluturimeve emergjente dhe taktike. Po ashtu, ata patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja profesionale me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të Turqisë, ata treguan standardin e lartë që përfaqëson FSK-ja në çdo angazhim ndërkombëtar.

Republika e Turqisë në vazhdimësi ka dhënë kontributin e saj në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në fusha të ndryshme, dhe me këtë raste mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve tona ajrore, përmes bashkëpunimeve të tilla, ne rrisim ndërveprueshmërinë me partnerët tanë dhe forcojmë themelet e një ushtrie moderne, të aftë dhe të përgatitur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.