DYLON

Piknik me fëmijët me nevoja të veçanta

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizata Joqeveritare “Handikos” në Gjilan ka organizuar të enjten një piknik me fëmijët me nevoja të veçanta, në fshatin Stanishor. Pikniku ka qenë përplot me aktivitete kulturore dhe rekreative, aty kanë prezantuar edhe zyrtarja për të drejtat e femijëve të Komunës së Gjilanit Hanumshahe Rexhepaj, zyrtarja nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan Liridona Ukshini si dhe kordinatorja e projektit nga “Save the Chilldren”, njëherësh punëtore e Handikosit në Prishtinë. Kimete Shabani.

Pikniku është mundësuar nga “Save the Children”, financuar nga IKEA dhe implementuar nga Handikosi në Gjilan,

EkoHigjiena

Menaxheri i Handikosit në Gjilan, Fatmir Shurdhani tha se ky aktivitet i ka relaksuar, së paku për një ditë fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre, dhe shpresojnë të kenë më tepër këso aktivitete të mbështetura nga institucionet tona lokale.

Punëtorja e Handikosit, edukatorja Naxhije Salihu u shpreh se ky piknik ka qenë shumë i mirëseardhur për keta fëmijë, ku përmes këtij pikniku me një fjalë është bërë edhe sensibilizimi i opinionit se edhe fëmijët me aftësi të kufizuar janë pjesë e një shoqërie gjithëperfshirëse,

Fëmijëve me aftësi të kufizuar në aktivitet iu bashkëngjitën edhe grupi i fëmijëve ansambleistët e Gjilanit. /2L ONLINE/