DYLON

Pija që shkëlqen fytyrën

Avatar photo Redaksia

Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, pini nga kjo përbërje dy-tre gota në ditë, me stomakun bosh, si p.sh kur jeni kthyer nga stërvitja apo kur e keni kaluar pasditen jashtë, me qëllim që të përfitoni këta përbërës të mrekullueshëm.

Menta
Efekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit. Aromaterapia me mente mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave.

EkoHigjiena

Çaji i gjelbër
Antioksdiantët që gjenden në të ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Lëngu i limonit Është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

Xhenxhefili
Ka veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi. Gjithashtu, rrënjët e xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak.

Përbërësit:
4 gota ujë, të ndara
2 lugë (të mesme) çaj të gjelbër
½ gotë me gjethe menteje të freskëta, të grira
1/3 gotë me xhenxhefil të freskët të grirë
1/3 gotë lëng limoni

Përgatitja:
Hidhni dy gota ujë në çajnik dhe lëreni të vlojë. Më pas shtoni çajin e gjelbër, menten, xhenxhefilin dhe lëreni për 30 minuta të ftohet. Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga çaji i gjelbër dhe gjethet e mentes. Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur. Mund ta shërbeni me akull.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.