Receta të ndryshme në kushte shtëpie ju vijnë në ndihmë, për të mbajtur në formë organizmin. Nëse keni probleme me yndyrën në gjak ne ju propozojmë një recetë popullore e cila ndjeshëm ul yndyrat në organizëm, por edhe bën pastrimin e organizmit.
Për të përgatitur një recetë të tillë nevojiten 400 gramë selino, 1 kilogram limon dhe 2 litra ujë. Në fillim duhet të pastroni limonin dhe e preni në rriska të holla, nëujin e vendosur në një enë të madhe shtoni limon. Pastaj selinon e pastroni mirë dhe e vendosni në ujin me limon.
E zieni për 20 minuta në temperaturë shumë të lartë dhe lëni të ftohen rreth 6 orë. Më pas këtë lëng e kulloni përmes një kulluese të shpeshtë. Lëngun e fituar e mbushni një shishe dhe e pini nga 1 dl para ushqimit (3 herë në ditë).
Kjo është një përzierje që duhet të ruhet në vend të ftohtë dhe të përdoret përgati dy muaj, nëse dëshironi të keni rezultatet e duhura.