Për të gjithë ato që kanë problem me kilogramët e tepërt dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje për këtë është e rëndësishme që të përdorin një pije natyrale të përgatitur kryesisht nga lëngu i domates. Kjo është një pije e cila do të shpejtojë metabolizmin, dhe do të largojë helmet e dhjamin nga organizmi.
Për të përgatitur një pije të tillë është e rëndësishme që të merrni, 1 filxhan me lëng domateje, një të katërtën e filxhanit me lëng limoni, 1 lugë të vogël me xhenxhefil të grirë, 1 spec djegës dhe 2 selino të madhësive mesatare.
Në fillim do të përzini të gjithë përbërësit, përveç selinos, nga të cilët do të fitoni rreth 220 mililitra pije. Shërbejeni në gota të qelqta dhe ua shtoni selinon. Selinon e hani paralelisht me pirjen e pijes.
Kjo është një pije që mund të pihet në një distancë prej tre herë në ditë në mënyrë që të shuani etjen.