DYLON

Peticioni i qytetarëve të Luginës, në mbrojtje të të drejtave të veta

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Lëvizja për Integrimin e Luginës së Preshevës, zyrtarisht sot ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve në Luginë të Preshevës dhe të atyre që jetojnë brenda territorit të Kosovës.

kryetari i Lëvizjes Fatmir Arifi tha se vendimi paraprak i 16 tetorit për fillimin e këtij peticioni, ka nxitur kryesinë dhe anëtarësinë e gjerë të Lëvizjes që të informojë dhe organizojë njerëzit në terren për fillimin e mbledhjes së nënshkrimeve, si veprim për të alarmuar institucionet relevante të Bashkimit Evropian, për të parandaluar veprimet e Serbisë, për shpërnguljen e shqiptarëve në tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës.

EkoHigjiena

“Strategjive të ideuara dhe të implementuara në kohë të ndryshme të Serbisë për shpërnguljen e shqiptarëve, u shtohet edhe kjo formë e re e spastrimit etnik, duke ndikuar në ndryshimin demografik të këtyre territoreve shqiptare. Po ashtu faktet në terren po na mësojnë se në strategjinë shtetërore serbe asgjë nuk ka ndryshuar nga e kaluara e tyre. Në tezat e tyre nuk ka asgjë të re, asgjë që nuk është thënë para një shekulli nga pararendësit e tyre. Synimi primar i politikave shtetërore serbe është shumë i qartë: sa më pak shqiptarë në Luginë të Preshevës”, ka thënë Arifi.

Sipas itj, veprimet të cilat kanë arritur t’i identifikojnë këto 4 vitet e fundit janë:
• fshirja nga librat amë e vendbanimeve apo adresave (aty ku kanë lindur, jetuar dhe ende i kanë shtëpitë)
• pamundësia e rregullimit të dokumentacioneve personale (certifikata e lindjes, letërnjoftimi, pasaporta dhe nënshtetësia)

Arifi, gjithashtu kërkoi nga të pranishmit që të informojnë aktivistët dhe qytetarët për këtë iniciativë dhe t’u sqarojnë për qëllimin e saj. Sipas tij, veprimet e mëtutjeshme do të jenë: informimi i subjekteve politike dhe krerëve institucionalë lokalë të komunave në Luginë, ku nga ata do të kërkohet qëndrim i prerë për përkrahje apo mospërkrahje të këtij peticioni”.

“Gjithashtu, Lëvizja për Integrim njofton të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët janë gatshëm që përmes nënshkrimit të tyre ta mbështesin këtë peticion, fletënëshkrimi gjendet në zyrat e Lëvizjes për Integrim të Luginës së Preshevës pranë sheshit “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” në Gjilan si dhe në grupet e aktivistëve të cilët janë të autorizura për mbledhjen e nënshkrimeve.

Të drejtën për ta nënshkruar këtë peticion e kanë vetëm qytetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka thënë Fatmir Arifi, kryetar i Lëvizja për Integrimin e Luginës së Preshevës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.