DYLON

Peticion për anulimin e vendimit skandaloz të Kuvendit Komunal të Gjilanit, “Fshati i lumtur” t’i kthehet personave me aftësi të kufizuara

Peticion për anulimin e vendimit skandaloz të Kuvendit Komunal të Gjilanit, “Fshati i lumtur” t’i kthehet personave me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

Nga: Fatmir Shurdhani  /menaxher i Handikos-it në Gjilan/

Dje kemi filluar një peticion me personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët e komunës se Gjilanit, i cili në momentin që do të përfundojë, do t’i përcillet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për anulimin e vendimit skandaloz e të dëmshëm të Kuvendit Komunal të Gjilanit, të datës 26 .06.2026.

EkoHigjiena

Vendimi për tjetërsimin e qëllimit të ‘Fshatit Lumtur”, duke ia dhënë në shfrytëzim Këshillit të Bashkësisë Islame për ta jetësuar një qendër rajonale për KBI-në, është vendim skandaloz, i inicuar nga Alban Hyseni, i cili erdhi pa u respektuar as më i vogli kriter paraprak, pa asnjë debat publik e pa konsulta me OJQ-të.

Për ne, si përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, tjetërsimi i këtij projekti me inicim të Alban Hysenit, më së buti është i papranueshëm, për të mos përdorur kualifikime të tjera.

Është e dhimbshme edhe për vetë krerët e KBI-së në Gjilan, të cilët proklamojnë solidaritin, mbështetjen dhe ndihmën ndaj rasteve sociale, e në anën tjetër, tentojnë t’ua marrin tre hektarë tokë e nëntë objekte përcjellëse personave me aftësi të kufizuara, duke e pranuar tjetërsimin e projektit me lehtësi të padurueshme.

Apeloj të gjithë qytetarët e Gjilanit që ta nënshkruajnë këtë peticion, i cili ka filluar dje, më 8 korrik 2026, në mënyrë që t’i kthehet projekti personave me aftësi të kufizuara.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.