DYLON

Petalet e trëndafilave janë të pasur me vitamin A, C dhe E

Avatar photo Redaksia

Trëndafilat, përveq se janë shumë dekorues dhe mbajnë aromë të mirë, janë edhe të shëndetshëm. Grekët dhe Romakët e lashtë, janë larë me petale trëndafilash, në mënyrë që lëkura e tyre të jetë sa më e pastër, ndërsa esktraktin e trëndafilave e kanë përdorur për flokë. Në Azi, petalet e trëndafilave janë përdorur për të ngjyrosur buzët dhe faqet.

Por, ja se për çfarë tjetër përdoren petalet e trëndafilave.
Petalet e trëdafilave ju ndihmojnë për lëkurën e djegur nga dielli, sepse përmbajnë vitaminë C. Mund të krijoni një lotion duke përdorur petalet e trëndafilave, glicerinë dhe lëng trangujsh.

EkoHigjiena

Poashtu janë të shëndetshme për të trajtuar aknet. Ndihmojnë për të larguar irritimin e lëkurës. Ujin e petaleve të trëndafilit mund ta përdorni poshtë syve, në mënyrë që të parandaloni rradhët e zeza. Nëse preferoni të laheni në vaskë, atëherë shtoni ujit edhe disa petale të trëndafilave, sepse në këtë mënyrë do të reduktoni stresin, por kjo mënyrë ndihmon është për përmisimin e lëkurës.

Petalet e trëndafilave janë të pasur me vitamin A, C dhe E.

Por, përveq bukurisë estetike, petalet e trëndafilave mund të shërojnë edhe sëmundjet e fytit dhe ethet. Madje, ato parandalojnë edhe sëmundjet infektive. Shekuj me rradhë, me petalët e trëndafilave janë shëruar pagjumësia, lodhja dhe depresioni.

Por, edhe çaji i trëndafilave është shumë i mirë për mendjen dhe trupin. Të paktën 3 herë në javë duhet konsumuar çaj të trëndafilave, në mënyrë që të rregulloni sistemin imunitar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.