DYLON

Peshorja digjitale në kuadër të Tregut të Kafshëve në Gjilan është në funksion çdo ditë

Peshorja digjitale në kuadër të Tregut të Kafshëve në Gjilan është në funksion çdo ditë
Redaksia

“Peshorja digjitale në kuadër të Tregut të Kafshëve në Gjilan është në funksion çdo ditë, duke u ofruar fermerëve, blegtorëve dhe qytetarëve mundësi për peshimin e kafshëve në kushte të përshtatshme dhe me shërbim korrekt”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, në Gjilan.

Sipas përfaqësuesve të kësaj Ndërmarrje, ky shërbim është në dispozicion me orar të rregullt dhe u dedikohet të gjithë atyre që merren me shitblerjen e kafshëve, qoftë për therje apo për kultivim.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e ndërmarrjes bëjnë të ditur se peshorja digjitale mundëson peshim të saktë dhe transparent, ndërsa hapësira e Tregut të Kafshëve ofron kushte të përshtatshme edhe për automjete dhe mjete të ndryshme transportuese.

Sipas tyre, funksionalizimi i vazhdueshëm i këtij shërbimi synon të lehtësojë aktivitetin tregtar të fermerëve dhe blegtorëve, duke garantuar një proces të rregullt dhe të besueshëm të peshimit.

Nga NPL “Tregu” theksojnë se mbeten të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve për fermerët, blegtorët dhe qytetarët, duke synuar përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e veprimtarisë së tyre.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.