DYLON

Pesëdhjetë prokurorë për të ruajtur votën

Avatar photo Redaksia

Janë 50 prokurorë dhe po aq e më shumë policë hetues në të gjithë Kosovën, që në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të qëndrojnë kujdestarë me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.

Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokurori themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve.

EkoHigjiena

Në një bisedë për “Zërin”, koordinatore nacionale për zgjedhjet 2013, Laura Pula, sqaron detajet e planit të institucioneve të drejtësisë me qëllim që të mbrojnë votën, që të mos lejohen manipulimet e votave e që të punojnë për të parandaluar keqpërdorimin atë ditë.

I tërë ky plan për të ruajtur votën është bërë duke pasur parasysh parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara e për të cilat prokuroria është marrë me pasojat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.