DYLON

Pesë vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë

Pesë vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Sot janë bërë pesë vjet nga regjistrimi i rastit të parë me COVID-19 në Kosovë.

Sikurse edhe vendet e tjera të botës, edhe vendi ynë u përball me një sfidë të jashtëzakonshme shëndetësore, e cila ndikoi në të gjitha aspektet e jetës sonë.

EkoHigjiena

Statistikat kryesore (2020 – 2025):

2,005,790 teste të kryera për SARS-CoV-2

276,181 raste të konfirmuara me COVID-19

272,947 të shëruar (98.82%)

3,234 humbje jete (letaliteti 1.17%)

Ky përvjetor na kujton rëndësinë e vigjilencës shëndetësore dhe përkushtimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor në mbrojtjen e shëndetit publik. Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në menaxhimin e pandemisë dhe rikujtojmë rëndësinë e përgatitjes për sfida të ngjashme në të ardhmen. Solidarizohemi me familjet e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë COVID-19 në kujtimin për ta.

Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët.

/Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.