Antioksidantët janë thelbësorë për ne, pasi na mbrojnë nga sëmundjet, luftojnë radikalet e lira në trup dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Nivelet e ulëta të antioksidantëve janë shkaktarë të stresit, duke ju bërë më të prekshënm nga një numër sëmundjesh, si kanceri dhe sëmundja e zemrës.
Të gjithë e dimë se konsumimi i ushqimeve të pasura me antioksidantë na bën mirë për arritjen e një shëndeti optimal, por a e dini cilat ushqime janë shumë të pasura me antioksidantë të fuqishëm? Antioksidantët e zakonshëm janë beta-karoteni, vitamina A, seleniumi, vitamina E, vitamina C, polifenolet dhe flavonoidet. Në fakt, ka shumë antioksidantë që mund të shtoni në dietën tuaj dhe lista e mëposhtme është një ndër më të mirat, që i shërben shëndetit tuaj.
1. Fasulet
Një nga antioksidantët më të mirë për t’i shtuar planit tuaj ushqimor janë fasulet. Ato përbëjnë një burim të shkëlqyeshëm fibrash dhe antioksidantësh të fuqishëm. Sugjerohet konsumimi i fasuleve të kuqe, se ato përmbajnë nivele më të lartë të antioksidantëve. Mund t’i shtoni ato në sallatë, supë dhe pasta.
2. Frutat e pyllit
Jo vetëm që kanë një shije të mrekullueshme, por edhe parandalojnë një numër sëmundjesh. Boronicat janë të vogla në përmasa, por ato i bëjnë shumë mirë shëndetit, duke përmirësuar aftësitë mendore dhe forcuar sistemin imunitar. Provoni t’i shtoni luleshtrydhet dhe manaferrat në kosin e mëngjesit.
3. Çokollata e zezë
Ajo është e pasur në antioksidantë të fuqishëm dhe mund të reduktojë presionin e gjakut. Kur bëhet fjalë për çokollatën, ju duhet ta hani atë në mënyrë të moderuar. Nuk rekomandohet konsumimi i çokollatës së bardhë, ose me qumësht, pasi ato nuk kanë të njëjtat efekte për shëndetin.
4. Molla
Të gjithë e njohin shprehjen “një mollë në ditë largon doktorin”, por shumë prej nesh e harrojnë këtë frut fantastik. Mollët janë të mbushura me vitamina thelbësore dhe antioksidantë të fuqishëm dhe janë një ushqim i shpejtë që mund ta merrni me vete dhe që do t’ju kënaqë në çdo kohë. Mund të shtoni mollë në sallatën më fruta ose të bëni byrek me mollë. Mollët e kuqe kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve.
5. Karrotat
Ka shumë arsye për konsumimin e karrotave çdo ditë, pasi ato janë të pasura në beta-karoten, çka e ndihmon trupin për të prodhuar vitaminë A dhe për të luftuar kancerin. Karrotat janë shumë të mira për sytë, pasi përmirësojnë shikimin. Shtojini ato në sallatat me perime, supat ose hajini ato të gjalla!
Sigurisht, që nuk është përfundimtare se mund t’i parandaloni sëmundjet si kanceri thjesht duke konsumuar ushqime të pasura me antioksidantë, por mund të ulni ndjeshëm riskun për t’u prekur nga këto sëmundje.