Selektori i Zvicrës ka emëruar futbollistët me të cilët do të luaj kundër kombëtares shqiptare në Tiranë në mesin e tyre janë edhe pesë futbollistët e rregullt shqiptar që i ka ftuar deri më tani.
Zvicra do të luaj në Tiranë kundër kombëtares shqiptare me hiq më pak se pesë futbollist shqiptar. Kështu ka vendosur elektori i zviceranëve, Ottmar Hitzfeld pas shpalljes së listës së futbollistëve të ftuar. Ai ka ftuar Valon Behramin, Blerim Xhemailin (të dy Napoli), Xherdan Shaqirin (Bayern Munich), Granit Xhaka (Borussia Moenchengladbach) dhe Admir Mehmedi (Freiburg) që është rikthyer në ekip, pas disa golave me ekipin gjerman.
Në lidhje me prezencën e tyre, Hitzfeld para gazetarëve zviceran ka konfirmuar se edhe po të ishte Zvicra e kualifikuar do të thërriste këta lojtar.“Edhe sikur të ishim të kualifikuar unë do të ftoja Xhakën, Behramin ose Shaqirin kundër Shqipërisë”, tha ai.
Ai tha se Zvicra do të udhëtojë të mërkurën drejt Tiranës, pas ndeshjes me kuqezinjtë që luhet të premten (11 tetor), helvetikët në ndeshjen e fundit janë nikoqir i Sllovenisë më 15 tetor.