DYLON

Pesë nxënës nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” me profesoreshën e tyre pjesëmarrës në “AUBG Open Hause” në Blagoevgrad të Bullgarisë

Pesë nxënës nga Gjimnazi  “Xhavit Ahmeti” me profesoreshën e tyre pjesëmarrës në “AUBG Open Hause” në Blagoevgrad të Bullgarisë
Redaksia

Nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të shoqëruar nga profesoresha e Gjuhës Angleze, Kujtesa Salihu – Keka do të jenë pjesë e “AUBG Open Hause” (Ditët e hapura të Universitetit Amerikan në Bullgari), ngjarje kjo që do të mbahet në qytetin Blagoevgrad në Bullgari.

Nxënësit Tuana Ajvazaj XII-1,  Eartë Gjinolli XII-3,  Renat Kastrati XII-5, Egnat Idrizi XII-5 dhe Orgest Murseli XII-6, bashkë me bashkëmoshatarë të tyre nga qendrat tjera janë të përzgjedhur nga shkollat e mesme për të qenë pjesëmarrës në “AUBG Open Hause”.

EkoHigjiena

Gjatë qëndrimit të tyre në Bullgari më 23 dhe 24 tetor, ata atje do të akomodohen në konviktet studentore, kurse që nga e shtuna do të marrë pjesë në ligjërata promovuese, vizitë në kampus dhe diskutime me studentë që po kryejnë studimet atje.

Kjo është një mundësi shumë e mirë e tyre për orientim në karrierë në të ardhmen, duke u njohur me programet që i ofron Universiteti Amerikan në Blagoevgrad.

Nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në shpalljen që e kishte bërë Organizata Ivy Jouney ishin përzgjedhur pesë nxënës nga kjo shkollë, bashkë me profesoreshën Kujtesa Salihu – Keka. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.