DYLON

Pesë mënyra për të luftuar stresin

Avatar photo Redaksia

Puna, shkolla, miqtë, marrëdhëniet romantike janë faktorë të pashmangshëm ndikues në nivelin e stresit. Në fakt, stresi mund të krijojë dëme të shumta psikologjike dhe fizike, si: puçrra në fytyrë, shtim në peshë apo lëndim muskujsh. Gjithashtu, mund t’ju bëjë të ndjeni lodhje, apo të jeni më të prirur për t’u prekur nga virozat e stinës.

Hapi i parë për të shmangur gjithë këto dëme është të pranoni që po kaloni gjendje stresi dhe më pas ta luftoni atë. Disa këshilla mund t’ju lehtësojnë punën:

EkoHigjiena

Jepini përparësi gjumit: Flini rreth 8-9 orë gjatë natës dhe do të ndjeheni shumë më mirë. Gjumi i mirë mund të kthejë një situatë të tensionuar në një situatë të qetë.

Forconi sistemin imunitar: Forcimi i sistemit imunitar ka të bëjë me mbrojtjen dhe rigjenerimin e qelizave. Dëmet trupore të shkaktuara nga stresi, mund t’ju bëjnë të dukeni më i vjetër dhe të jeni më të prirur për t’u sëmurur.

Kujdesuni për ushqimin: Jepini trupit sa më shumë vitamina, duke konsumuar fruta dhe perime. Shmangni ushqimet e skuqura dhe ato që kanë përmbajtje të lartë yndyre. Ulni sasinë e kafeinës, pasi kjo mund të ndikojë në rritjen e ankthit.

Bëni një dush: Tek një dush i ngrohtë mund të gjendet gjithë qetësia e munguar. Një banjë e nxehtë ndihmon muskujt të relaksohen dhe ju ndihmon të flini të qetë.

Meditoni: 10 minuta pas drekës në një vend të qetë janë të mjaftueshme për të qetësuar mendjen dhe shpirtin. Meditimi ndihmon në mbledhjen e energjive dhe në reduktimin e stresit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.