Pesë këshilla se si të vozitni kur ka mjegull?!

Pesë këshilla se si të vozitni kur ka mjegull?!

Gjatë kësaj periudhe me prezencë të mjegullës në rrugë ngasja mund të jetë e rrezikshme sepse dukshmëria është e zvogëluar dhe kjo mund të kontribuojë në shkaktimin e aksidenteve në trafik.

Për të qenë gjithmonë të sigurt gjatë ngasjes, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS jep këto pesë këshilla për ngasjen në mjegull:

Ngadalësoni nëse dukshëria është e kufizuar ose ndërpreni ngasjen dhe largoni automjetin tuaj nga rruga. Nëse pamja (shikimi) është e kufizuar për shkak të mjegullës zvogëloni dhe përshtateni shpejtësinë tuaj sipas kushteve të rrugës sepse prezenca e mjegullës së dendur maskon ndjesinë e shpejtësisë gjatë ngasjes.

Përdorni dritat me rreze të shkurtë

Kur pamja është e kufizuar, tendenca natyrore e një shoferi është të aktivizojë dritat me rreze të lartë (dritata e gjat). Ngasja e automjetit me drita të ndezura me rreze të lartë reflekton jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj.

Përdorni dritat e mjegullës

Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa të ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

Për orientim gjatë ngasjes në mjegulle përdorni vijën e djathtë afër trotuarit si një udhëzues

Në mjegull të dendur, orientohuni në vijat e shënuara në anën e djathtë të rrugës si një udhëzues. Mos përdorni për orientim vijën e bardhë të mesit të rrugës sepse duke vepruar kështu do të rrezikoni duke ju ofruar më afër automjeteve që vijnë nga kahja e kundërt, të cilat kanë vështirësitë e njëjta sepse nuk shohin mjaftueshëm se ku po shkojnë.

Mos u ndalni në rrugë

Kur nuk mund ta shihni se ku po shkoni edhe pse një reagim i natyrshëm është që të ngadalësoni ose të ndaloni automjetin.

Në mjegull, mos u ndalni kurrë në rrugë. Gjeni një vend të sigurt jashtë shiritit rrugor për ta ndalur automjetin tuaj, sa më larg trafikut të jetë e mundur dhe fikni dritat. Lënia e dritave ndezur mund të mashtrojë shoferët e tjerë që janë pas jush sepse ata kur të shohin dritat e ndezura të automjetit tuaj do të mendojnë se jeni në lëvizje në shiritin rrugor dhe kjo mund të shkaktojë aksident trafiku.

KOMENTE