Ngrini shume gjate dimrit? Ja disa zakone te përditshme te cilat duhet t’i aplikoni sapo temperatura fillojnë te bien. Do ndiheni me ngrohte.
Mbroni ekstremitetet e trupit
Duart janë te parat qe ndiejnë rënien e temperaturave. Mbani gjithmonë dorashka kur dilni jahte shtëpisë. Nga ana tjetër duhet qe shpesh t’i fërkoni ato dhe t’iu bëni masazh.
Fërkohuni
Vaji i trumzës stimulon qarkullimin e gjakut dhe e ngroh lëkurën. Hidhni dy pika ne një luge te vogël dhe fërkoni pjesën e gjoksit dhe kraharorin.
Shtojini dozat e pikantes neper ushqime
Xhenxhefili është përbërësi qe nxit prodhimin natyral te nxehtësisë ne organizëm. Mos ngurroni ta përdorni neper pjatat tuaja.
Uleni temperaturën e ngrohjes ne shtëpi
Nëse e ngrohni me shume sesa duhet apartamentin tuaj kontrasti i ambientit te jashtëm dhe atij te brendshëm do jete me i madh. Idealja? 19 grade duhet te jete ne dhomën e ndenjes dhe 18 grade ne dhomën e gjumit. Mos harroni as ta ajrosni shtëpinë te paktën 10 minuta ne dite.
Shtojeni sasinë e veshjeve
Çdo veshja ju mbron nga pak nga i ftohni, ndërsa disa do ju mbajnë edhe me ngrohte. Gjithsesi kujdes ne zgjedhjet e materialit.
Pambuku do luftoje te ftohtin dhe do ua ajrose lëkurën.
Kujdes! Ndryshe nga sa thuhet zakonisht, konsumimi i alkoolit nuk ju ngroh, madje ai mund te shkaktoje edhe te kunderten.