Kombinimi i hudhrës me vaj luledielli dhe me lëng limoni është një recetë ideale dhe shumë e shëndetshme për organizmin. Për të përgatitur këtë recetë është e rëndësishme që në fillim të pastroni thelbin e hudhrës, e më pas ta shtypni në pjesë të imëta. Masën e fituar e vendosni në një kavanoz prej xhami dhe i shtoni një gotë të vajit të pastër të parafinuar të lulediellit dhe e vendosni në frigorifer.
Gjatë ditëve në vazhdim kur hudhra ta lëshojë lëngun e vet në vajin e pastër të lulediellit, aty shtoni edhe një lugë lëng limoni. Masën e fituar e pini tri herë në ditë, gjysmë ore para shujtave. Këtë praktikojeni nga një deri në tre muaj, por mund ta përsëritni pas një pauze prej tre muajsh.
Kjo është një recetë që ka një ndikim të theksuar në pastrimin e enëve të gjakut, ndihmon te frymëmarrjet e vështirësuara dhe problemet me mushkëri, zemër, sklerozë dhe forcon sistemin imun.