DYLON

Përzgjedhësi Foda publikon listën për sfidat e Ligës së Kombeve

Përzgjedhësi Foda publikon listën për sfidat e Ligës së Kombeve
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për katër ndeshjet e Dardanëve në kuadër të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Në listën e Fodës janë përfshirë edhe dy futbollistë të rinj, Erblin Osmani, pjesë e Bayern Munich dhe Dion Kaçuri, i cili është i huazuar nga Baseli te Austria Lustenau, njofton FFK.

EkoHigjiena

Kosova do t’i zhvillojë sfidat e radhës ndaj Irlandës, më 24 shtator në “Fadil Vokrri”, ndaj Austrisë, më 27 shtator në Vjenë, ndaj Izraelit në Debrecen, më 1 tetor dhe ndaj Austrisë, më 4 tetor në “Fadil Vokrri”.

Siç njofton FFK, konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda do të mbahet, të hënën, më 21 shtator 2026, në orën 12:00, në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse në të njëjtën ditë, në orën 17:00, do të mbahet stërvitja e parë e Dardanëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.