DYLON

Përvjetori kur “Skifterat” bënë kthesën e fatit të SC Gjilanit

Përvjetori kur “Skifterat” bënë kthesën e fatit të SC Gjilanit
Avatar photo Elife Sherifi

Më 13 janar të vitit 2017, “Skifterat” u mblodhen më te bashkuar se asnjëherë më parë për të sjellë ndryshime rrënjësore në klubin e tyre të zemrës SC Gjilanin.

Përmes protestave dhe thirrjeve ata kërkuan nga ish-drejtuesit e klubit të hapnin rrugë investitorëve të ri, për shkak të gjendjes së rëndë financiare që kishte kapluar katër herë finalistët e Kupës së Kosovës.

“Skifterat” kërkuan privatizimin e klubit që i mundësonte afrimin në klub të biznesmenit të njohur kosovar Florim Zuka, i njohur ndryshe si “Tali”.

EkoHigjiena

Pas shumë përpjekjeve në zyret e klubit dhe në dhomat e zhveshjes, madje edhe duke kaluar netë të gjata dhe pagjum, ata i’a dolën.

Klubi mbajti Kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilën u votua shkarkimi i kryesisë dhe kalimi i kompetencave te biznesmeni Zuka, i cili aktualisht është pronar i klubit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.