DYLON

Përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Përvjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës u shënua Dita Ndërkombëtare e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, një datë e rëndësishme që kujton angazhimin global për mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Me këtë rast, nxënësit e klasave të V-ta të SHFMU “Fan S. Noli”, në Kamenicë, të shoqëruar nga mësueset Arbenita Dervishi dhe Shpresa Ajvazi, vizituan komunën ku u mirëpritën nga:

EkoHigjiena
  • Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi
  • Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati
  • Zyrtarja për Barazi Gjinore, Kosovare Maroca Berisha
  • Sabit Zylfijaj dhe Fjolla Veseli nga DKA.

Qëllimi i kësaj dite ishte njohja e nxënësve me rëndësinë e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe kuptimi i rolit të institucioneve komunale në mbrojtjen dhe avancimin e këtyre të drejtave.

Drejtori i Arsimit, Afrim Dervishi, theksoi rëndësinë e edukimit mbi të drejtat e fëmijëve, duke nënvizuar se “shkolla dhe institucionet komunale janë partnerë të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të sigurt ku çdo fëmijë gëzon të drejtat dhe mbështetjen e nevojshme”.

Ndërkaq, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, mbajti një ligjëratë me temën: “Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”, ku fëmijët u përfshinë në një diskutim interaktiv. Ajo theksoi se çdo fëmijë ka jo vetëm të drejta, por edhe detyra brenda familjes, shkollës dhe komunitetit.

Ajo u rikujtoi nxënësve se:

• E drejta për arsim,

• Mbrojtja nga dhuna dhe diskriminimi,

• E drejta për pjesëmarrje,janë shtylla të rëndësishme të Konventës.

Ky aktivitet vjen në vazhdën e angazhimit të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit për të promovuar kulturën e respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe për të krijuar një mjedis të sigurt e gjithëpërfshirës për ta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.