DYLON

Përvjetori i Çlirimit: Policia njofton për aktivitetet e saja

Përvjetori i Çlirimit: Policia njofton për aktivitetet e saja
Avatar photo Redaksia

Përvjetori i Çlirimit: Policia njofton për aktivitetet e saja.

Vendi ynë, Republika e Kosovës është në prag të shënimit të ‘25 Vjetorit të Çlirimit’. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë paraparë manifestime të ndryshme për të shënuar këtë datë të rëndësishme për vendin.

EkoHigjiena

Për nderim ndaj vendit tonë në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme vendore, rajonale e ndërkombëtare. Delegacionet e miqve të ftuar, do të kenë lëvizje bazuar në agjendat e parapara duke filluar nga 10 qershor deri me 13 qershor 2024.

Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe lëvizjen e eskortave të personaliteteve sipas itinerarit nëpër rrugë të ndryshme, duke përfshirë vendkalimet kufitare, Aeroportin ndërkombëtar “ Adem Jashari” dhe rrugët të cilat të shpien në drejtim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Nga qytetarët e vendit dhe pjesëmarrësit në trafik kërkojmë mirëkuptim pasi në intervale të caktuara do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.