/2L ONLINE/ – Ankuesi, përgjegjës i shkollës në fshatin Pozhoran të Vitisë, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar përmes një dritare të banjos në objektin e shkollës së mesme ,,Kongresi i Manastirit”, ku kanë dëmtuar tri saksi lulesh dhe kanë gërvishtur muret e korridorit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili udhëzon që rasti t’i dedikohet njësisë së hetimeve të Policisë së Kosovës për hetime të mëtutjeshme. Përveç dëmeve të lartpërmendura nuk raportohet për mungesa tjera. /2L ONLINE/