DYLON

Përurohet xhamia e re në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot më 3 tetor 2014 natën e madhet të Kurban Bajramit në prani të shumë xhematlinjve dhe imamëve në mënyrë solemne u përurua xhamia e re në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, në afërsi të shkollës së Bujqësisë “ Arbëria” në Gjilani, e cila u ndërtua me vetë kontributin e haxhi Halil Halitit , me prejardhje nga fshati Kokaj.

Në këtë eveniment fetar të pranishëm ishin babai i Haxhi Halil Halitit, hoxhë veteran 95 vjeqar Mulla Rifat Haliti, ndërsa nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës mori pjesë Kryeimami i BI të Kosovës Sabri Bajgora, Farush Rexhepi dekan i FSI, Ekrem Simnica koordinator për diasporë, Vedat Sahiti, këshilltar i Myftiut Naim Tërnava, Kryeimami i BI të Gjilanit Iljaz Mustafa, Ilmi Krasniqi anëtarë i kryesisë së BI të Gjilanit, Naim Aliu anëtarë i krzesisë së BI të Gjilanit , dhe shumë mysafirë të tjerë nga qyteti dhe rrethina.

EkoHigjiena

Ceremoninë e përurimit të xhamisë e udhëhoqi kryeimami i BI të Gjilaniti Iljaz Mustafa. Në emër të KBI të Gjilanit me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan Naim Aliu, ndërsa nga BI e Kosovës, kryeimami Sabri Bajgora, të cilët potencuan rëndësinë e institucionit të xhamisë në jetën e myslimanëve duke e falënderuar donatorin Haxhi Halil Halitin i cili me vetë kontribut nga kursimet e tija në mërgim i investoi në ndërtimin e kësaj xhamie duke lutur Allahun që kjo xhami të jetë në shërbim të popullit dhe të jetë qendër e edukimit të brezave të rinj që të rriten në frymën islame.

Xhamia filloi të ndërtohet pikërisht para nji viti, poashtu naten e Arafatit, gjegjësisht Kurban Bajramit, në një hapsirë prej 10 ari, me katin përdhesë dhe dy katëshe me minaret dhe kupollë, me një sipërfaqe të përgjithme rreth 1000 m².

Në këtë natë të madhet të Kurban Bajramit në prani të shumë xhematlinjve mysafirëve nga krerët e Bi Islame të Kosovës dhe Gjilanit, shumë imamëve dhe qytetarëve të kësaj lagje, në mënyrë solemne u përurua Xhemia e re në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, në afërsi të shkollës së Bujqësisë “ Arbëria” në Gjilani, e cila u ndërtua me vetë kontributin e haxhi Halil Halitit – Kokaj.

Përfundimi i ndërtimit të kësaj Xhamie, e ndërtuar krejtësisht me vetë kontributin e haxhi Halil Halitit me bijtë e vet, është edhe një dëshmi se kjo familje ka besimin në Allahun xh.sh., zbatojnë urdhëresat e tij dhe ndalohen nga haramet, pra praktikohet islami dhe nuk i frikësohen tjetër kujt përpos Allahut xh.sh.

Kur ishte nevoja, të parët e kësaj familje gjyshi i haxhi Halilit, plaku arsimdashës Nezir Haliti në vitin 1967 me vetë kontribut, duke e ndarë edhe kafshatën e gojës, ndërtoi shkollën e fshatit në pronën e vet, e cila funksionoi në edukimin e gjeneratave të reja të fshatit Kokaj deri në fillim të vitit të kaluar shkollor, kur në mungesë të nxënësve edhe është mbyllur. “Nxënësit në shkolla, besimtarët në xhami e kanë ndërtuar shtetin dhe ka qenë vend i projeksioneve dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhme për tu përgatitur për sfidat e jetës”, than i emocionuar Mulla Rifati, babai i haxhi Haliti, me rastin e përurimit të xhamisë në lagjen e Zabelit të Sahit Agës në Gjilan.

Ismet Azizi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.