DYLON

Përurohet stadiumi “Adem Jashari” pas kryerjes së punimeve në renovimin e tij.

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministrin e sportit, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, sot në mesditë, e kanë përuruar stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, pas kryerjes së punimeve në renovimin e tij.

Përurimi u bë vetëm dy ditë para ndeshjes miqësore historike që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë kundër Haitit. Kryeministri Thaçi është shprehur i mahnitur me punimet që janë bërë në rinovimin e tërësishëm të stadiumit, për të qenë i gatshëm për ndeshjen e parë ndërkombëtare të Përfaqësueses së Kosovës. Ai pasi e preu shiritin, vizitoi të pjesë të ndryshme të stadiumit dhe u nda i kënaqur me punën e bërë, transmeton RTK.

EkoHigjiena

I kënaqur me punimet është shprehur edhe Fadil Vokrri. Ai  ka falënderuar kryeministrin dhe ministrin për investimet që kanë bërë dhe u ka bërë thirrje që të vazhdojnë me investime edhe në stadiumet tjera.

Ndërkohë, ministri i sportit, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se shumë shpejt edhe stadiumi në kryeqytet do të rinovohet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare.  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.