• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Përurohet rinovimi i Shërbimit të Emergjencës në Spitalin e Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 21 Gusht, 2019 3 min
 Përurohet rinovimi i Shërbimit të Emergjencës në Spitalin e Gjilanit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit sot është përuruar transformimi e repartit të shërbimit emergjent, ku ka marrë pjesë, Ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, e të tjerë.

Aty janë investuar rreth 200 mijë euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve mjekësore për pacientët.

“Jemi në repartin e shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit ku së fundmi kemi investuar rreth 200 mijë euro për ta transformuar këtë repart”, ka thënë ministri Ismaili, për të shtuar se qytetarët e Gjilanit tani kanë në dispozicion një shërbim modern që do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave dhe nevojave emergjente në Spitalin e tyre.

“Është kënaqësi me qenë sot këtu me juve, me gjithë personelin shëndetësor, të cilin e kemi edhe sot pas vetës dhe të cilët për një kohë të gjatë kanë pritur që të kenë ambiente më të mira, që të kenë mundësi t’ju ofrojnë pacientëve tanë më të mirën, duke pas pajisje më moderne”, ka thënë Ismaili.

Ndërsa Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu tha se ky investim është bërë në vazhdën e përmirësimit të kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

“Është prioritet i yni që, përveç përmirësimit të infrastrukturës, gjithashtu bëjmë furnizimin me pajisje. Kemi përmendur vitin e kaluar që prioritet për këtë vit do të jenë edhe spitalet rajonale, sepse të gjitha janë pjesë e sistemit tonë shëndetësor. Të gjitha këto po bëhen për të mirën e pacientit”, tha Sejdiu.

Nisret Hajrullahu, Drejtor i Spitalit të Gjilanit, u shpreh i kënaqur me investimet e bëra, ndërsa tha se përmirësimi i kushteve në Emergjencë rrit kualitetin e punës dhe se gjithçka do të jetë në shërbim të pacientit dhe qytetarit të Gjilanit.

Etiketa:Basri Sejdiu Shërbimit të Emergjencës Spitalin e Gjilanit Uran Ismaili
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan

2 Qershor, 2023
Politikë

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të

2 Qershor, 2023
Art/Kult

“LYRA” në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për

2 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Zgjerimi i rrjetit të oksigjenit në Spitalin e Gjilanit ka përfunduar me sukses të plotë nga implementuesi UNOPS

12 Dhjetor, 2022

Kursi për Neurosonografi dhe EEG – aplikimi te fëmijët

11 Nëntor, 2022

Lutfi Haziri: Në Spitalin e Gjilanit nuk kemi të shtrirë asnjë pacient me Covid

27 Tetor, 2021

Humb kontrollin mbi veturën e tij, del nga rruga dhe godet një urë betoni

28 Qershor, 2021

Ismajli: 15 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit, gjendja e tyre është stabile

21 Maj, 2021

Në Spitalin e Gjilanit po trajtohen 113 pacientë

30 Mars, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com