DYLON

Përurohet projekti për rregullimin e ujësjellësit në lagjen Çamëria

Përurohet projekti për rregullimin e ujësjellësit në lagjen Çamëria
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me zv.ministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) Magbule Shkodra dhe nënkryetarin Faton Jakupi, sot bënë përurimin e projektit për rregullimin e ujësjellësit në lagjen Çamëria.

Ky projekt i cili ka vlerën prej 125 mijë e 500 euro, ka rëndësi të jazhtëzakonshme për banorët e kësaj ane.

Kryetari Kastrati tha se uji është njëra nga nevojat themelore për jetesë dhe se po bënë krejt çka është e mundur që qytetarëve t’u ofrojë infrastrukturën bazike.

EkoHigjiena

“Jashtëzakonisht i kënaqur që 256 shtëpi po furnizohen me ujë të pijshëm”, tha ai.

Ndërkaq, zv.ministrja Magbule Shkodra tha se MZHR-ja është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në të mirën e qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.