DYLON

Përurohet objekti shkollor në Roganë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përurohet objekti shkollor modern në Roganë i cili ishte shumë i nevojshëm për zhvillimin e procesit mësimor të paraleleve të ndara fizike të Gjimnazit “Ismail Qemalit” dhe të shkollës së mesme të lartë profesionale ” Andrea Durrsaku” nga Kamenica. Në këtë përurim morën pjesë nxënës,arsimtarë,veteranëve të arsimit dhe prindër, Christof Stock,përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë,zv/ministrja Anila Statovci Demaj, Kryetari i KK.z. Begzad Sinani, Nënkryetari, Kryesuesi, Drejtor të Drejtorive Komunale, Drejtor të shkollave, profesorë dhe qytetarë të shumtë. “Urime objekti e ri shkollor të gjithëve, nxënësve, mësimdhënësve, qytetarëve të Roganës dhe fshatrave për rreth. Sot përuruam objektin e ri shkollor, kështu po realizojmë një premtim të fushatës së kaluar zgjedhore po mbajmë premtimet e dhëna para qytetarëve,me përurimin e kësaj shkolle, po eliminojmë mbajtjen e mësimit në tri ndërrime në komunën tonë, po krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, poashtu do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tjera”, ka thënë kryetari i Kamenicës Begzad Sinani.. Ai tha se në emër të tij dhe të strukturave komunale si dhe qytetarëve të komunës dëshiron të falënderojë Zyrën e Bashkimit Evropian përfaqësuesin Christof Stock, Qeverinë e Republikës Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për mbështetjen në realizmin e projekteve tona”,. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, z. Christoff Stock, theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërtojë shkolla në vendin tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, dhe falenderoi Kryetarin e Komunës për bashkëpunimin në përfundimin e këtij projekti, “Nëse nuk investojmë në arsim, në nxënës, atëherë as zhvillimi ekonomik nuk është i mundur”, tha ai. Ndërsa, zv.Ministrja Anila Statovci Demaj, ndër të tjerash theksoi rëndësinë që e ka arsimi edhe edukimi për shoqërinë, prandaj edhe theksoi se investimet në këtë fushë janë të sigurta për të ardhmen e një vendi dhe investimi i vetëm, i cili sigurisht se do të kthejë shumë vlera për këtë vend. Kjo shkollë është shkolla më moderne në Komunën e Kamenicës,e cila ka kushtuar 860.000 mijë €. Me 15 dhoma mësimi dhe sallën e kulturës fizike, që paraqesin hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Objekti është financuar nga BE, ndërsa inventari është siguruar nga Ministria e Arsimit. Objekti i shkollës fillore”Metush Krasniqi”të cilin me dekada e kanë e shfrytëzuar shkollat e mesme i lirohet hapësira,dhe procesi edukativo arsimor do të zhvillohet pa vështirësi. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.