DYLON

Përurohet objekti i ri shkollor në fshatin Ballancë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Ballancë të Vitisë në prani të përfaqësuesve të Institucioneve Komunale, personelit arsimor, nxënësve dhe mysafirë të tjerë u bë përurimi i objektit të ri shkollor i ndërtuar me mjete vetanake të Komunës së Vitisë. Për ndryshe nxënësit e kësaj shkolle me parë i kanë vijuar mësimit në një objekt të vjetruar dhe me kushte të vështira.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e përurimit të këtij objekti shkollor ndër tjerash tha se qeveria komunale e Vitisë ka prioritet rritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësim nxënie, me qëllim që gjeneratat e reja të cilat vijnë të jenë të aftë të konkurrojnë me gjenerata e shteteve evropiane.

EkoHigjiena

Ndërkaq Qahil Sinani, Drejtor për Arsim tha se me ndërtimin e këtij objekti u bë e mundur që nxënësit e fshatit Ballancë të vijojnë mësimin me një ndërrim ashtu siç e zhvillojnë mësimin edhe shumë shkollë të tjera të kësaj komune.

“Me krijimin e hapësirës së mjaftueshme në këtë shkollë si dhe angazhimin e strukturave arsimore e shkollore do të ndikojnë në përmirësimin e sukseseve të nxënësve në procesin e dijes” u shpreh Drejtori Sinani.

Ndërkaq Drejtori i kësaj shkolle që mbanë emrin e dëshmorit “ Safet Rexhepi” pasi falënderoj institucionet komunale për ndërtimin e objektit të ri ka folur edhe për historikun e kësaj shkolle. Përndryshe edhe nxënësit e fshatit Ballancë më pare kanë zhvilluar mësimit në një objekt të vjetër me kushte shumë të vështira./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.