DYLON

Përurohet objekti i ri që do të shfrytëzohet nga Departamenti i Gruas

Përurohet objekti i ri që do të shfrytëzohet nga Departamenti i Gruas
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka përuruar objektin e ri, i cili do të shfrytëzohet për organizimet e Departamentit të Gruas, si dhe për mbajtjen e mësim-besimit nga nxënësit e këtij qyteti.

Në këtë ceremoni i pranishëm qe edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, përfaqësuesit e Këshillit të BI-së së Gjilanit, si dhe përfaqësuesi i shoqatës “Swiss Barakah”, njëherësh bashkëdonatori, Ardian Mehmetaj.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava, ndër të tjera kujtoi rëndësinë e mësimit si porosi e parë hyjnore. Ai tha se fjala e parë e zbritur te Muhamedi a.s., është fjala “Lexo”, çka dëshmon se përmes leximit vije arsimimi, edukimi dhe mësimi. Myftiu Tërnava më pas vazhdoi me porositë për ruajtjen e vetes, vendit dhe familjes, duke kujtuar kështu sakrificën e këtij populli për të arritur këtu ku jemi sot.

Kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, falënderoi donatorët për përkrahjen e dhënë në këtë projekt, duke treguar më pas edhe për rëndësinë që ka shfrytëzimi i këtij objekti për të mirën e fëmijëve të qytetit.

Përfaqësuesi i “Swiss Barakah”, Ardian Mehmetaj, tha se ndjehet i lumtur që ky objekt do të shfrytezohet si mundësi e artë për mësimnxënie, aty ku edhe fëmijët do të kenë mundësi t’i ndjekin aspiratat e tyre.

Në fund, Myftiu Tërnava, vizitoi edhe nxënësit që vijojnë mësim-besimin në këtë objekt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.