DYLON

Përurohet objekti i ri i QKMF-së në Kaçanik

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të lartë të MSh-së, sot morën pjesë në përurimin e Qendrës Kryesore Familjare (QKMF), në Kaçanik. Ministri Rrahmani ka përgëzuar udhëheqjen e Komunës së Kaçanikut, qytetarët dhe stafin mjekësor për objektin e ri.

“Implementimi i Mjekësisë Familjare, që është një prej objektivave tona, mundëson vënien e themeleve të shëndosha, të cilat nuk mund të zhvillohen pa një infrastrukturë të tillë”, tha Ministri Rrahmani.

EkoHigjiena

Përfaqësuesi i Ambasadës së Dukës së Madhe të Luksemburgut, Pierre Weber i ka uruar qytetarët duke shprehur kënaqësinë e tij që kanë mundur të jenë mbështetës të këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e Kaçanikut.

Kryetari i Komunës së Kaçaniku, Besim Ilazi është shprehur falënderues për të gjithë kontribuuesit e ndërtimit të QKMF-së, duke theksuar se përurimit të objektit të QKMF-së, i shtohet rëndësia, ngase po bëhet në prag të ditës së çlirimit të qytetit.

Objekti i QKMF-së është me sipërfaqe të përgjithshme prej 2400 metrash katrorë, dhe është ndërtuar me bashkëfinancim të Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Kaçanikut, Ambasadës së Luksemburgut dhe Caritas-it të Luksemburgut. Sipas Kontratës së nënshkruar për këtë objekt ishte ndarë shuma prej 1,245,000 euro prej të cilave Ministria e Shëndetësisë shumën prej 650,000 euro, Komuna kishte për obligim 350,000 euro, Caritasi 200,000 euro dhe ambasada e Luksemburgut me 45,000 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.